Rreth nesh

Me punë, përkushtim, dhe kohë ne kemi arritur që të perfeksionojmë produktet tona nga argjila (balta) në përputhje me kërkesat e tregut vendor dhe atij evropian.

Na kontaktoni

Argjil Punues "Lleshi"

Nga veprimtaria ime e deritanishme, disa nga produktet dhe shërbimet që kanë qenë më të kërkuara janë:

  • Pjata / tava të personalizuara për sektorin e gastronomisë
  • Vazo dhe artikuj dekorativë për bizneset rishitëse
  • Kapakë oxhaqesh për sektorin e ndërtimit
  • Artefakte dhe objekte për vendet e trashëgimisë kulturore

Pjatat janë të dizajnuara sipas kërkesave specifike të restoranteve, hoteleve dhe kafeneve, duke ofruar një kombinim të funksionalitetit dhe estetikës së veçantë. Vazo të punuara me dorë dhe objekte të tjera dekorative prej argjile që janë shumë të kërkuara nga dyqanet e suvenirëve dhe dyqanet e specializuara në Kosovë dhe jashtë saj. Por edhe nga veprimtaritë hoteliere të cilat i përdorin për dekorimin e hapësirave të tyre të punës.

Kapakë oxhaqesh të bërë me argjilë të cilësisë së lartë që janë të qëndrueshme dhe të përshtatshme për përdorim në ndërtim. Sektori i ndërtimit në 5 vitet e fundit në Kosovë është në pikun e zhvillimit dhe se kjo ka ndikuar që për këto produkte të rritet dukshëm kërkesa. Objekte e restauruara dhe të krijuara për të reflektuar dhe ruajtur vlerat historike dhe kulturore, të cilat janë shumë të kërkuara nga muzeumet dhe vendet e trashëgimisë kulturore.