Argjil punues "Lleshi" nga Gjakova
Me emër zyrtar të biznesit "Anita Lleshi B.I." është një biznes artizanal familjar me bazë në Gjakovë i cili udhëhiqet nga Anita dhe Fatos Lleshi, e që nga viti 2006 sjellin art dhe mjeshtëri të jashtëzakonshme në punimin e poçarisë dhe produkteve prej argjile. Të specializuar në punimin e argjilës, ne me pasion krijojmë produkte të veçanta si pjata, gota, tava, vazo, kapakë oxhaqesh dhe produktet tjera të personalizuara sipas kërkesës së klientëve, të njohura për cilësinë dhe dizajnin e tyre unik. Pasioni ynë për traditën dhe inovacionin, i kombinuar me përvojën dhe aftësitë tona të menaxhimit, na ka lejuar të ndërtojmë një reputacion të qëndrueshëm në treg. Synimi ynë është të sjellim produkte që frymëzojnë dhe pasurojnë hapësirat e klientëve tanë, duke ruajtur trashëgiminë artizanale dhe duke e përshtatur atë me kërkesat e kohës.
Na kontaktoni